Qeveria lëviz pas pezullimit: Rama pritet të emërojë zv.kryeministër të ri, Balluku mbetet pa të drejtë firme

Data

Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, mediat kanë zbuluar edhe lëvizjet që do të ndjekë qeveria.

Sipas mediave kryeministri Edi Rama do të emërojë një zv.kryeministër të ri, pa e shkarkuar nga ky pozicion Belinda Ballukun e cila vijon të jetë e pezulluar me vendim të GJKKO-së nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

Balluku nuk do të ketë të drejtë firme, ndërkohë që qeveria do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese masën e pezullimit nga detyra të Ballukut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related