Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një video nga disa rrugë të kryeqytetit, duke denoncuar gjendjen e rënduar të infrastrukturës. Ai tregon gropat e shumta në rrugët “Margarita Tutulani”, “Ndreko Rino” dhe “Marko Boçari”, të cilat sipas tij po vështirësojnë seriozisht qarkullimin e automjeteve.
Braçe shprehet se problemi është i përsëritur prej muajsh dhe se shirat e fundit vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën. Ai thekson se ndërhyrja është kërkuar që në shkurt, por deri tani nuk ka ardhur askush, as për të inspektuar zonën.
“Më shqetëson fakti që në një javë nuk ka ardhur askush as për t’i parë, jo më për t’i rregulluar. Hall i madh!”, shprehet deputeti.
