Një grabitje e pazakontë është regjistruar në Kaliforninë Jugore, ku autorët hynë me forcë në një dyqan bizhuterish duke përplasur një SUV në hyrje të tij. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur grabitësit zbrazin vitrinat dhe marrin bizhuteri me vlerë rreth 1 milion dollarë.
Pronari i dyqanit e përshkroi ngjarjen si momentin më të frikshëm të jetës së tij. Pas grabitjes, autorët braktisën SUV-in dhe u larguan me dy automjete të tjera.
Arratisja e tyre përfundoi me dy aksidente rrugore, çka çoi në arrestimin e tetë personave, mes tyre edhe një i mitur. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
