Rama në Izrael bashkë me Dodikun, bie miti i “ekskluzivitetit” ndërkombëtar

Data

Vetëpromovimi i Kryeministrit Edi Rama si lider me peshë “botërore” ka marrë një tjetër goditje. Vizita e tij në Izrael, e shitur si një privilegj i rrallë diplomatik dhe si fjalim “ekskluziv” në Parlamentin izraelit, rezulton të mos jetë aspak unike.

Ndërsa Rama u mburr publikisht se do t’i drejtohej Parlamentit të Izraelit në të njëjtin format si Presidenti amerikan Donald Trump, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtat aktivitete në Izrael ndodhet edhe Milorad Dodik, ish-presidenti i Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë.

Sipas mediave boshnjake, Dodik ka mbërritur në Izrael së bashku me presidenten në detyrë Ana Trišić Babić dhe do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit izraelit, përfshirë Presidentin Isaac Herzog dhe Kryeministrin Benjamin Netanyahu. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në Konferencën për Luftën kundër Antisemitizmit dhe pritet të nderohet me një çmim nga Parlamenti izraelit për bashkëpunim.

Fakti që Rama nuk është i vetmi lider ballkanik i ftuar në këto aktivitete rrëzon narrativën e “ekskluzivitetit” që qeveria u përpoq të shiste për publikun shqiptar. Në vend të një momenti unik diplomatik, vizita në Izrael rezulton të jetë pjesë e një axhende më të gjerë ndërkombëtare, ku marrin pjesë edhe figura të tjera rajonale.

Kjo situatë nxjerr edhe një herë në pah kontrastin mes propagandës së brendshme dhe realitetit diplomatik, duke e lënë Ramën me një tjetër episod ku flluska e madhështisë shpërthen përballë fakteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related