Rama në Izrael për vizitë zyrtare – axhenda e plotë

Data

Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në Izrael nga data 25 deri më 27 janar për t’u marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë ai shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja, Linda Rama.

Axhenda kryesore e vizitës:

26 janar

  • 11:00–12:30 — Takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe më pas takime mes delegacioneve të të dy vendeve. Në përfundim pritet deklaratë për shtyp.
  • Në të njëjtën kohë, Linda Rama do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare me bashkëshorten e Presidentit izraelit.
  • 14:00 — Rama dhe bashkëshortja do të mbërrijnë në Parlamentin e Izraelit, ku do të marrin pjesë në një ceremoni shtetërore me roje nderi, himne kombëtare dhe vendosje kurorash për ushtarët e rënë dhe viktimat e terrorit.
  • Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në hollin kryesor të parlamentit.
  • 14:30 — Takim zyrtar me Kryetarin e parlamentit izraelit.
  • 16:15 — Seancë plenare speciale në Parlament, ku do të mbajnë fjalë Kryetari i parlamentit, Kryeministri i Izraelit, Lideri i opozitës dhe vetë Edi Rama.

Pas kësaj, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve.

27 janar

  • Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë në praninë e Presidentit të Izraelit.
  • Gjatë qëndrimit në Jeruzalem ai do të kryejë edhe vizita simbolike në vendet e shenjta, përfshirë Mur i Lotëve dhe Kisha e Varrit të Krishtit, si shprehje respekti ndaj trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Kjo vizitë shikohet si një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe në profilin diplomatik të vendit në arenën ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related