Macron kërkon ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç: Ligji të hyjë në fuqi në shtator

Data

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje qeverisë franceze të përshpejtojë procedurat ligjore për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç.

Sipas Macron, objektivi është që ky ligj të hyjë në fuqi që me fillimin e vitit të ri shkollor, në shtator 2026. Ai theksoi se mbrojtja e shëndetit mendor të fëmijëve duhet të jetë prioritet kombëtar.

“Truri dhe emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë në shitje”, deklaroi Macron, duke akuzuar platformat digjitale për ndikim të dëmshëm dhe manipulim.

Presidenti kërkoi që projektligji të miratohet pa vonesa nga Parlamenti dhe Senati. Sipas të dhënave zyrtare franceze, rreth gjysma e adoleshentëve kalojnë 2 deri në 5 orë në ditë në smartphone, ndërsa rreth 90% e të rinjve nga 12 deri në 17 vjeç përdorin rregullisht internetin dhe rrjetet sociale.

Autoritetet franceze paralajmërojnë se ekspozimi i tepruar ndaj mediave sociale lidhet me ankth, probleme përqendrimi dhe çrregullime emocionale te fëmijët dhe adoleshentët

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related