Bie në prangat e policisë 48-vjeçari/ Plagosi një ditë më parë një person

Data

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur një ditë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta mes disa personave.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin I. S., 45 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3”, ku fillimisht ka pasur një përplasje fizike mes disa personave, e cila më pas ka agravuar në përdorimin e thikës. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar mjetin prerës të përdorur në ngjarje, në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit kanë referuar materialet në Prokurori edhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” ndaj shtetasve I. S., i dëmtuari, dhe A. A., 38 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me autorin përpara se ngjarja të përshkallëzohej.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related