Tronditëse në Greqi/ Pasi vrau nënën në 2014, djali vret edhe babain 80-vjeçar

Data

Një ngjarje makabre ka tronditur Greqinë, ku një 46-vjeçar i ka marrë jetën edhe babait të tij të moshuar, 12 vite pasi kishte vrarë nënën. Krimi i rëndë familjar ndodhi në zonën e Glyfadës, duke rikthyer në vëmendje një histori të errët dhune brenda së njëjtës familje.

Sipas policisë greke, autori dyshohet se e ka goditur për vdekje me thikë babanë 80-vjeçar. Trupi i pajetë u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti të parkuar pranë banesës së tyre, çka e bën ngjarjen edhe më tronditëse.

46-vjeçari jetonte me të atin në katin e parë të një shtëpie trekatëshe. Autoritetet bëjnë me dije se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Fakti që ka shokuar opinionin publik është se i njëjti person kishte vrarë edhe nënën e tij më 29 mars të vitit 2014.

Policia ka arrestuar autorin dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit të dyfishtë që ka lënë pas një familje të shkatërruar dhe një komunitet të tronditur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related