Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për këtë të premte

Data

Ditën e premte moti në vend parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë gradualisht në pakësim. Vranësirat do të mbeten më të theksuara përgjatë zonave malore lindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kthjellime.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten herë pas here, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit në jug dhe qendër, deri në orët e mëngjesit. Më pas, reshjet do të jenë të izoluara përgjatë vijës bregdetare, duke u ndërprerë plotësisht nga mesdita në të gjithë vendin.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë, veçanërisht në zonat luginore. Gjithashtu, pritet prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore, kryesisht në relievet malore, çka kërkon kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja – veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 10 m/s.

Deti do të jetë relativisht i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related