“300 policë i çanë kokën një zonje dhe morën zvarrë një fëmijë”, Balliu: Gjithçka me urdhër të Agasit!

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar policinë për dhunë të rëndë ndaj qytetarëve.

Sipas Balliut, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës përtej çdo limiti, duke e kthyer protestën në një skenë dhune që, sipas tij, i ngjante një situate lufte. Ai deklaroi se një protestuese është plagosur në kokë, ndërsa një fëmijë është marrë zvarrë dhe është dhunuar nga efektivët.

“300 policë i çanë kokën një zonje dhe morën zvarrë një fëmijë. Kjo është dhunë shtetërore e pastër dhe është kryer me urdhër të drejtpërdrejtë politik”, u shpreh Balliu.

Ai theksoi se qytetarët janë të legjitimuar të kundërpërgjigjen përballë dhunës dhe akuzoi drejtues të lartë të qeverisë për përgjegjësi direkte në atë që ndodhi gjatë protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related