Protesta kombëtare e Partisë Demokratike ka nisur këtë pasdite para Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë.
Mes protestuesve, vëmendjen e ka tërhequr një qytetar që zgjodhi të protestojë në mënyrë simbolike. I veshur krejtësisht me të bardha, ai kishte të shkruar në bluzë mesazhin: “Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, ndërsa në pantallona mbante mbishkrimin “Poshtë diktatura”.
Me plis në kokë dhe shall të zi, protestuesi u kthye në një nga figurat më të spikatura të tubimit, duke përcjellë mesazhin e tij pa fjalë, por me simbolikë të fortë.
