Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Rinumërimi mbyllet javën e ardhshme

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Rinumërimi ka nisur më 13 janar dhe po zhvillohet me qëllim sqarimin e çdo paqartësie mbi rezultatet zgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se pas përfundimit të rinumërimit do të hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se, edhe pse rinumërimi mund të ulë nevojën për ankesa, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ligjore të ankimojnë rezultatet.

Pas përfundimit të afateve për ankesa dhe shqyrtimit të tyre nga institucionet përkatëse, KQZ do të procedojë me certifikimin e rezultateve dhe mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related