“AKSHI mafioz, Rama pengmarrës!” Berisha shpërthen nga foltorja

Data

Seanca plenare u shndërrua në arenë akuzash të rënda, pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Berisha e cilësoi AKSHI-n “agjencinë më mafioze të planetit”, duke e akuzuar se është shndërruar në pronë private dhe se ka organizuar pengmarrje biznesmenësh për interesa familjare. Ai deklaroi se gjithçka është bërë për të mbrojtur “baxhanakun” dhe se agjencia shtetërore është përdorur si instrument presioni dhe shantazhi.

Nga foltorja, Berisha akuzoi Ramën se është tallur me presidentin amerikan Donald Trump në samite ndërkombëtare, vetëm për t’u servilosur ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, duke e personalizuar një akt ndërkombëtar me “emrin e tij të nxirë”.

Fjalimi i Berishës u shoqërua me tone të ashpra, paralajmërime politike dhe akuza për korrupsion, duke e kthyer debatin për Bordin e Paqes në një përplasje frontale mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related