Vrau 7 vite më parë bashkëshorten gjyqtare, Fadil Kasemi kërkon të rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm…

Data

Teksa në pak ditë bëhen shtatë vjet nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, do të përballet me Gjykatën e Lartë, ku kërkon të rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm për krimin. Kjo gjykatë ka shpallur datën 29 shtator për seancën gjyqësore ndaj 58-vjeçarit, që më 31 gusht 2017, qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet. Rekursi i bërë prej tij kundër vendimit që e mbylli përjetë në qeli do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një trupë gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici, Enton Dhimitri.

Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallët më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm. Aktualisht ai po këtë dënim pasi u fajësua për “vrasje për shkak të rrethanave familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”. Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj. Vrasja e magjistrates Hafizi dy vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem.

Çfarë ka ndodhur?

Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë. Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë. Menjëherë pas arrestimit, Kasemi e pranoi krimin, ndërsa dy fëmijët e çiftit kanë dëshmuar për herë të parë për ngjarjen më 4 tetor të 2018. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Mes tyre edhe një konflikt të mëparshëm mes Fadil Kasemit dhe Fildez Hafizit. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lethë, por jo për tentativë vrasje. Fadil Kasemi e pranoi krimin në gjykatë, por dy fëmijët e tij ngelën jetim dhe u shprehën se nuk duan ta takojnë më babain e tij.

Dëshmia e fëmijëve

Dy fëmijët e mitur të gjyqtares Fildez Hafizi të vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, në vitin 2018 refuzuan të përballen me babain e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Me anë të një kërkese në seancë, ku ata ishin thirrur si dëshmitarë, ata refuzuan të ishin të pranishëm me argumentin se ndodheshin në shkollë në atë orar dhe s’duan të përballen me babain e tyre pasi ai i ka lënduar. Nëpërmjet avokatit të tyre, Fran Dashi vajza dhe djali i mitur i çiftit Hafizi-Kasemi, kërkuan nga togat e zeza të krijojnë një mundësi që dëshminë e tyre ata t’i jepnin në një orar pasdite në ambientet e banesës ose edhe në Gjykatë, por me kushtin që të mos jetë i pranishëm Fadil Kasemi. Ndërsa më herët avokati Dashi kishte kërkuar legjitimimin e tij me prokurorë nga Amelia Asllani motra e Fildeze Hafizit e cila kishte marrë kujdestarin e dy fëmijëve të mitur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related