Dosja Balluku në Kushtetuese, SPAK dhe qeveria përballë gjyqtarëve

Data

Dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të ngarkuar me hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kanë mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, në Kushtetuese kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e qeverisë, të cilët do të paraqesin qëndrimin e ekzekutivit në lidhje me çështjen e pezullimit të Ballukut nga detyra, vendim i marrë më herët nga Gjykata e Posaçme.

Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00 dhe konsiderohet një moment kyç për fatin politik dhe juridik të zv.kryeministres, si dhe për raportet mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese pritet me interes të lartë publik, për shkak të ndikimit që mund të ketë në precedentët kushtetues dhe në ecurinë e hetimeve të SPAK ndaj një prej figurave kryesore të qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related