Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare për të ratifikuar marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Seanca është thirrur me kërkesën e një të pestës së deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa një ditë më parë qeveria miratoi zyrtarisht marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në këtë bord.
Sipas dokumentit të miratuar, në këtë fazë Shqipëria nuk do të ketë detyrime financiare të detyrueshme. Karta e Bordit parashikon vetëm kontribute vullnetare, të cilat do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme të funksionimit të organizatës.
Edhe deputetët e Partisë Demokratike kanë bërë të ditur se do ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes. Në mesazhin drejtuar grupit parlamentar theksohet se, pavarësisht pretendimeve për shkelje procedurale nga ana e mazhorancës, vota pro shihet si mbështetje për angazhimin amerikan në funksion të paqes dhe sigurisë globale.
Shqipëria do të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga kryeministri Edi Rama, ashtu siç përcaktohet edhe në projektligjin e ratifikimit. Mandati fillestar i anëtarësimit do të zgjasë tre vjet, me mundësi rinovimi nga kryetari i Bordit, presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas Kartës së Bordit, status të përhershëm do të kenë vetëm ato shtete që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të parë, ndërsa vendet e tjera do të kenë mandate të rinovueshme. Vendimi i sotëm e pozicionon Shqipërinë si pjesë aktive të një nisme me ndikim të gjerë ndërkombëtar në proceset e paqes globale.