Tragjedi në kantier/ Pompa e betonieres i mori jetën, ky është 58-vjeçari që humbi jetën në Paskuqan

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Paskuqanin, ku një aksident fatal në një kantier ndërtimi i ka marrë jetën një 58-vjeçari.

Viktima është Ram Rexhmati, i cili u aksidentua për vdekje pasi u godit nga pompa e një betoniere, gjatë kryerjes së punës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por u bë publike vetëm sot, pas reagimit të familjarëve të viktimës.

Sipas të dhënave zyrtare, pompa e mjetit të punës që drejtohej nga një 36-vjeçar është rrëzuar, duke shkaktuar dëmtime të rënda për Rexhmatin, i cili punonte në të njëjtin subjekt. Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e betonieres, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Ngjarja ka ngritur sërish shqetësime për sigurinë në kantieret e ndërtimit dhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët, ku pakujdesia dhe mungesa e masave mbrojtëse vijojnë të marrin jetë njerëzish.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related