Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!

Data

Nga Çim Peka

Kjo foto është marre nga intervista e pare e Abdixhikut si kryetar i LDK në zyrat e selisë.

Tek muri pas Lumirit ishte foto e Rugovës, vetëm pak minuta para intervistës, stafi i tij e hoqi.

Abdixhiku donte që LDK të identifikohej tashme me të dhe jo me Rugovën. Madje edhe në intervistë e pyeta për atë akt që më bëri përshtypje.

Sot Abdixhiku kishte bërë një aktivitet mbi Ibrahim Rugovën, folës kryesorë ishin dy zëdhënësit e Thaçit në vitet ‘98-‘99’ në Tiranë, Rama e Fevziu.

Se çfarë kanë thënë këto dy personazhe atë kohë për Rugovën, nuk ka nevojë ta risjellim, por të mos flasë Sabri Hamiti e të flasë Rama për figurën e Ibrahim Rugovës, vetëm një sozi e Lulzim Bashës në Prishtinë mund ta bëjë.

Rama ka nevojë për një “Lul” kudo në trevat shqiptare, por Kosova ka nevojë për “rugovistë” të vërtetë!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related