Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në fshatin më të braktisur të Shqipërisë

Data

Pas takimeve në qytetin e Vlorës dhe ndalesës në Zvërnec, Ivanka Trump ka vijuar axhendën e saj me një vizitë në zonën e Akernisë, e konsideruar si një nga fshatrat më të braktisur pas viteve ’90.

Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe në shoqërinë e një delegacioni arkitektësh, ndërsa në terren ishin të pranishme forca të shumta policie. Burime bëjnë me dije se ndalesa kishte si qëllim vlerësimin nga afër të vijës bregdetare, territorit përreth dhe infrastrukturës ekzistuese, në funksion të projekteve të mundshme zhvillimore.

Akernia, pavarësisht braktisjes ndër vite, shihet si zonë me potencial për investime strategjike dhe turizëm elitar, veçanërisht për shkak të pozicionit gjeografik dhe afërsisë me aeroportin e ri. Prania e Ivanka Trump ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa interesimi për zonën raportohet se ka sjellë rritje të çmimeve të pronave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related