Shpërndante kanabis në Vlorë, pranga 35-vjeçarit

Data

Vijojnë kontrollet e Policisë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve të intensifikuara, është arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin F. C., banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Smart” që ai drejtonte, si dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

I dyshuari akuzohet se furnizonte me lëndë narkotike zona të ndryshme të qytetit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related