Nga kontrolli i SPAK te Kushtetuesja, çështja e ish-gjyqtares shkon në seancë plenare

Data

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare çështjen që lidhet me ish-gjyqtaren e Elbasanit, Enekelda Kapedani. Vendimi vjen pas zhvillimeve të mëparshme hetimore, ku ndaj saj ishte ushtruar kontroll në banesë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Kontrolli në banesën e Kapedanit u krye gjatë vitit 2024, në kuadër të një serie veprimesh hetimore të SPAK ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, emrat e të cilëve përmendeshin në komunikime të zbuluara në aplikacionin Sky ECC, në dosjet që lidhen me dy grupe kriminale në Elbasan.

Në të njëjtën periudhë, SPAK ushtroi kontrolle edhe në banesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila më pas u vendos nën masë sigurie. Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan disa telefona celularë, të cilët vijojnë të jenë objekt i analizës hetimore që prej vitit 2024.

Enekelda Kapedani u bë më herët e njohur për publikun edhe për shkak të videove të publikuara prej saj në rrjetin social TikTok, të cilat shkaktuan debat të gjerë mbi figurën dhe etikën e një gjyqtari në detyrë.

Seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese pritet të vlerësojë aspektet kushtetuese të çështjes, ndërsa hetimet penale nga SPAK vijojnë të ndara nga ky proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related