Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Opel” ka devijuar nga lëvizja në përpjekje për të shmangur një përplasje me një mjet tjetër, duke humbur kontrollin dhe duke dalë nga rruga.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Një mjet karrotrec ka larguar automjetin e dëmtuar nga kanali, me qëllim normalizimin e qarkullimit dhe shmangien e trafikut në këtë segment rrugor.
