Rama për 21 Janarin: U qëllua për të vrarë, ishte krim shtetëror

Data

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar edhe një herë 21 Janarin si një krim shtetëror, duke theksuar se ngjarja ishte pasojë e një vullneti kriminal për të vrarë. Gjatë aktivitetit përkujtimor për katër protestuesit e vrarë, Rama u shpreh se kjo datë mbetet një plagë e hapur, ndërsa drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Ai deklaroi se çdo vit kthehet në godinën e Kryeministrisë me pikëllim, duke kujtuar viktimat e asaj proteste dhe duke nënvizuar se përgjegjësia politike dhe morale për ngjarjen është e qartë. Sipas tij, protesta u kthye në kaos si pasojë e ndërhyrjes së forcave të rendit dhe jo nga veprimet e protestuesve.

Rama theksoi se nuk ka asnjë provë që protestuesit të kenë qenë të armatosur, ndërsa përkundrazi, sipas tij, mijëra fishekë luftarakë u shkrehën për të ndaluar turmën. Ai shtoi se protestuesit nuk tentuan të hynin në godinën e Kryeministrisë, përveç një rasti të vetëm të filmuar, që sipas tij ngre dyshime për një skenar të qëllimshëm.

“U vranë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë. Kjo ishte pasojë e një mendjeje kriminale, që nuk do të humbiste rastin për të treguar se ishte gati të vriste me të vërtetë. Urdhri u dha dhe u ekzekutua”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se 21 Janari mbetet një nga ngjarjet më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar dhe se zbardhja e plotë e së vërtetës është ende një detyrim i pambyllur ndaj shoqërisë dhe familjarëve të viktimave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related