Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në njësinë administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.
Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur pa strehë, në një periudhë me temperatura të ulëta dhe vlera negative. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
