Sot mblidhet Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00.
Ndërkohë, përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga deputeti i PD-së Belind Këlliçi, kërkohet që mbledhja të jetë e hapur për mediat, në emër të transparencës dhe interesit publik.
Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, theksohet se çështjet që do të diskutohen janë të ndjeshme dhe me rëndësi për opinionin publik, ndaj prania e gazetarëve konsiderohet e domosdoshme.
Vendimi për hapjen ose jo të mbledhjes pritet të merret nga drejtuesit e Kuvendit, ndërsa vëmendja politike mbetet e përqendruar te mënyra se si do të trajtohen ankimimet e deputetëve të opozitës.
