“Dokumenti i SHBA i vë vulën regjimit” – Berisha: Rama, Balluku dhe AKSHI të ekspozuar, 24 janari dita e përballjes

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta nga protesta përpara Kryeministrisë, duke deklaruar se një dokument i miratuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nxjerr në dritë korrupsionin e qeverisë shqiptare dhe përbën një goditje të rëndë politike për regjimin aktual.

Sipas Berishës, dokumenti pasqyron të gjitha denoncimet e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, duke “nxirë” figurën e kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe skandalin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Këtë javë, në tempullin e demokracisë, në Komisionin e Jashtëm të Kongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor. Aty janë pasqyruar të gjitha arsyet pse ju protestuat dhe pse do të protestoni më 24 janar,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se dokumenti e përshkruan AKSHI-n si një strukturë “shpërthyese” dhe rrezik serioz, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për sigurinë e SHBA-së dhe NATO-s.

“Dokumenti nxin Edi Ramën dhe Lubi Ballukun që po bllokojnë ligjin dhe shtetin ligjor. Ajo që po del për AKSHI-n është kërcënim real për Shqipërinë dhe aleatët tanë,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, dokumenti denoncon arrestimet politike, kapjen e institucioneve dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe Brukselit për të ndalur degradimin e shtetit të së drejtës në vend.

Berisha e lidhi drejtpërdrejt këtë zhvillim me presionin qytetar dhe protestat e opozitës, duke e cilësuar dokumentin si produkt të qëndresës së shqiptarëve.

“Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetën. Më 24 janar, bota duhet të mësojë fuqinë, guximin dhe vendosmërinë tonë,” përfundoi ai, duke e cilësuar protestën e radhës si moment kyç për përballjen me atë që e quan regjim të korruptuar deri në palcë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related