Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 3, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

Data

 

Pas përfundimit të protestës së 33-të përpara Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar drejt Komisariatit Nr. 3, ku sipas organizatorëve mbahen disa prej personave të shoqëruar pas protestës së zhvilluar më herët para Kuvendit.

Marshimi kaloi përmes qendrës së kryeqytetit, zonës së njohur si “9-Katëshet” dhe rrugës “Mine Peza”, ku ndodhet komisariati.

Gjatë lëvizjes, protestuesit brohoritën slogane si “Lironi çunat”, “Rama jep dorëheqjen”, “Polici e krimit”, si edhe thirrje të tjera kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protesta e mbrëmjes u zhvillua pas incidenteve të regjistruara më herët gjatë tubimit para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Sipas autoriteteve, gjatë ndërhyrjes u përdorën mjete për shpërndarjen e turmës dhe u shoqëruan disa persona, ndërsa organizatorët e protestës i kanë kundërshtuar veprimet e policisë dhe kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve.

Marshimi u zhvillua nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ndërsa protestuesit ritheksuan kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related