Lushnjë/ Vjehrra 52-vjeçare dhunon dhëndrin, policia ndërhyn dhe e arreston

Data

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Lushnjë, ku një 52-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit të saj.

Sipas policisë, shtetasja me inicialet L. Sh., banuese në Tiranë, është konfliktuar me bashkëshortin e vajzës së saj dhe më pas ka kaluar në dhunë fizike. Situata ka agravuar deri në ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat kanë ndalur konfliktin dhe kanë garantuar sigurinë e të riut.

52-vjeçarja u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related