Bie në prangat e policisë 49-vjeçari/ Shiste kanabis në Fier dhe Patos, kapet në flagrancë

Data

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në qytetet Fier dhe Patos.

Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të operacionit të koduar “New Start 3”, u arrestua shtetasi me inicialet H.M., banues në Patos. Ai u kap në flagrancë brenda një lokali në Patos, në momentin që posedonte doza kanabisi të gatshme për shitje.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, e cila dyshohet se mbahej me qëllim shpërndarjen në doza.

Gjithashtu, u sekuestrua edhe celulari i 49-vjeçarit, i cili do t’i shërbejë hetimeve për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa policia vijon kontrollet për goditjen e rasteve të tjera të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related