“Ka një mori firmash në atë dosje” / ‘Partizani’, Berisha: Edi Rama është dëshmitar në këtë proces

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me dosjen “Partizani”, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka firmosur drejtpërdrejt në këtë proces dhe se duhet të jetë dëshmitar në gjykim.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u ndal edhe te operacioni i fundit i SPAK ndaj call center-ave që operonin në disa kulla në Tiranë, duke e lidhur klimën e përgjithshme të abuzimeve me atë që ai e cilësoi si manipulim të dosjeve ndaj tij.

Sipas Berishës, dosja ndaj tij është ndërtuar mbi mashtrim, falsifikim dhe manipulim dokumentesh, ndërsa theksoi se në këtë proces nuk ka asnjë firmë të tijën.

“Në atë dosje gjithçka është e thurur mbi mashtrimin dhe manipulimin e dokumenteve. Vendime gjykatash sanksionojnë fajësinë e Edi Ramës. Ai ka aty një mori firmash vetë. Kurse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në të gjithë procesin e njohjes, kthimit dhe parablerjes”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se e vetmja firmë që lidhet me emrin e tij është vendosur mbi një vendim të firmosur më parë nga Rama, ndërsa kryeministri, sipas tij, ka disa firma dhe është dënuar nga gjykata për dëmin e shkaktuar ndaj shtetit.

“Edi Rama i ka bërë një dëm shtetit prej 320 mijë eurosh. Unë uroj që gjykatësit ta thërrasin në sallën e gjyqit dhe, nëse kanë guxim, ta shpallin të pandehur aty ku e meriton”, u shpreh Berisha.

Në përfundim, ai la të kuptohet se zhvillimet e fundit po e çojnë procesin drejt përgjegjësive më të larta politike, duke shtuar se “mesa duket, Balluku po e merr me vete”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related