Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:00, turi i “Foltores” do të ndalet në Kombinat, ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët.
Bashkëbisedimi do të fokusohet në situatën politike në vend, problematikat që shqetësojnë qytetarët, si dhe qëndrimet e opozitës për zhvillimet aktuale.
Qytetarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe shqetësime, në një komunikim të hapur. Turi i “Foltores” vijon të zhvillohet në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e takimeve të drejtpërdrejta të kryetarit të PD-së me qytetarët.
Gjithashtu, kreu i PD-së ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke ftuar çdo shqiptar që më 24 janar të dalë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke e cilësuar protestën si një përpjekje vendimtare kundër qeverisjes aktuale dhe për rikthimin e shpresës dhe besimit te e ardhmja e vendit.
