Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën Palasë–Dhërmi, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën gjatë procesit të punës.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë 32-vjeçari Elidon Pashaj, i cili akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator, shoferi ka goditur aksidentalisht shtetasin Kreshnik Haska, 45 vjeç, banues në Gjirokastër. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës brenda kantierit të ndërtimit, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore të rastit.
