Moment tronditës/ Porta e hekurit e zë poshtë, 12-vjeçari përfundon në spital

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ku një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi porta e jashtme e banesës i ka rënë mbi trup.

Sipas informacionit zyrtar, i mituri po tentonte të mbyllte portën e oborrit kur ajo ka dalë nga shinat dhe e ka zënë poshtë. Familjarët e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related