Tarifa për vendet që dërguan trupa në Groenlandë/ Meloni: Nuk pajtohem, duhet dialog për të shmangur përshkallëzimin

Data

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve që kanë dërguar trupa në Groenlandë, duke e cilësuar atë si një gabim.

Ajo deklaroi se ekziston një problem komunikimi dhe mirëkuptimi lidhur me këtë iniciativë dhe theksoi se veprimet e disa vendeve evropiane nuk duhet interpretuar si anti-amerikane.

Sipas Melonit, është thelbësore që udhëheqësit evropianë të dialogojnë mes tyre dhe me Shtetet e Bashkuara për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

Kryeministrja italiane bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime si me presidentin amerikan, ashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ndërsa pritet të komunikojë edhe me liderë të tjerë evropianë.

Ajo theksoi se NATO mbetet platforma kryesore ku duhet koordinuar bashkëpunimi për mbrojtjen e territoreve strategjike dhe përballimin e çdo kërcënimi të mundshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related