Goditet call center-i në Tiranë/ Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH, 8 të arrestuar, 3 në kërkim

Data

Ka përfunduar operacioni i zhvilluar nga SPAK dhe BKH për goditjen e një aktiviteti të paligjshëm të tipit call center në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë aksionit janë arrestuar 8 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni nisi mbrëmjen e djeshme dhe u shtri në dy pallate, ku ishin marrë me qira ambiente që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti të dyshuar kriminal.

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane. Gjatë kontrolleve në terren, BKH ka sekuestruar pajisje elektronike dhe materiale të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur për mashtrime.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se puna vijon për kapjen e personave në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të skemës së aktivitetit të paligjshëm, si dhe të lidhjeve të tij jashtë vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related