Tragjedi familjare/ 11-vjeçari vret babanë pasi i mori levën e videolojës

Data

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur më 13 janar në Perry County, Pennsylvania, ku një 11-vjeçar ka qëlluar për vdekje babanë e tij me armë zjarri, pasi ky i fundit i kishte konfiskuar levën e videolojës Nintendo Switch.

Sipas mediave amerikane, policia u njoftua gjatë natës për një incident në banesë. Në vendngjarje u gjet i pajetë Douglas Dietz, 42 vjeç, i shtrirë në shtratin e tij. Bashkëshortja e viktimës, e cila po flinte, u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe kur u përpoq ta zgjonte, kuptoi se ai kishte ndërruar jetë.

Autoritetet bëjnë me dije se 11-vjeçari i ka treguar menjëherë nënës së tij se kishte qëlluar babanë, duke pranuar aktin. Nga hetimet paraprake rezulton se fëmija kishte gjetur çelësat e armës së mbyllur, ndërsa kërkonte pajisjen e lojërave që i ishte marrë, më pas kishte marrë armën dhe kishte qëlluar.

I mituri ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa autoritetet kanë refuzuar lirimin e tij me kusht. Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rihapur debatin në SHBA për sigurinë e armëve të zjarrit në familje, veçanërisht në prani të fëmijëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related