Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për tetë persona të arrestuar në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, një ngjarje që ka tronditur sistemin e sigurisë dhe atë penitenciar.
Sipas vendimit të gjykatës, masa “arrest në burg” është caktuar për tre punonjës të Policisë së Burgjeve:
•Komisar Dezdemon Pazaj
•Inspektor Sali Ferrollari
•Inspektor Fatjon Braçi
Ndërkohë, masa “arrest në shtëpi” është dhënë për:
•Komisare Violeta Uka
•Kryeinfermierin e burgut të Durrësit, Aulon Quku
Për tre punonjës të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”:
•Kryeinspektor Dorjan Saraçi
•Kryeinspektor Aranit Çela
•Inspektor Preng Marvataj
Masat e sigurisë të vendosura:
•Dezdemon Pazaj – Arrest në burg
•Violeta Uka – Arrest në shtëpi
•Dorjan Saraçi – Detyrim paraqitjeje
•Sali Ferrollari – Arrest në burg
•Fatjon Braçi – Arrest në burg
•Preng Marvataj – Detyrim paraqitjeje
•Aranit Çela – Detyrim paraqitjeje
•Aulon Quku – Arrest në shtëpi
Në kuadër të të njëjtit operacion, një ditë më parë u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, i cili ishte shkarkuar nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë institucionale dhe individuale që çuan në arratisjen e të dënuarit nga ambientet e spitalit, një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë.
