Opozita akuzon qeverinë për propagandë, përplasja politike thellohet pas protestës

Data

Ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu, reagoi sërish pas marshimit të opozitës, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe stabilitetin e vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu deklaroi se protesta, sipas saj, nuk kishte më karakter politik, por përbënte sulm ndaj ekonomisë, turizmit dhe rendit publik. Ajo akuzoi drejtuesit e opozitës se veprimet e tyre synojnë të mbajnë vendin në tension për interesa personale.

Ministrja paralajmëroi se akte të tilla nuk do të tolerohen dhe se përgjigjja e institucioneve do të jetë në mbrojtje të rendit dhe sigurisë.

Nga ana tjetër, opozita ka mohuar akuzat, duke e cilësuar reagimin e qeverisë si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike pas protestës. Përplasja mes palëve vijon të thellohet, ndërsa situata mbetet e tensionuar edhe pas përfundimit të tubimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related