“Do të të blej një shtëpi” / Mashtroi 39-vjeçaren, i mori para dhe e kanosi, e pëson keq i riu

Data

Një rast mashtrimi me pasoja penale është zbuluar në Tiranë, ku një 36-vjeçar ka përfunduar nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka mashtruar një grua për përfitime financiare.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet B. P., 36 vjeç, i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje, duke e mashtruar me premtimin se do t’i blinte një apartament. Pas një kohe, kur gruaja ka kërkuar kthimin e parave të dhëna, i riu dyshohet se e ka kanosur, duke e detyruar të drejtohet në polici.

Pas kallëzimit dhe verifikimeve të kryera, shërbimet policore kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës, ku ndaj 36-vjeçarit ka nisur procedimi penal për veprat penale të mashtrimit dhe kanosjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo raste të ngjashme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related