Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka urdhëruar bllokimin dhe tërheqjen e menjëhershme nga tregu të disa produkteve të formulës për foshnja, pas një alarmi serioz të ardhur nga Sistemi Europian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF).
Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet italiane kanë konstatuar praninë e substancës Cereulide në qumësht për bebe me origjinë nga Holanda. Kjo substancë konsiderohet potencialisht e rrezikshme për shëndetin e njeriut, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Produktet e identifikuara për t’u tërhequr nga tregu janë:
•BEBA PRE 800g – Lot 51250346AA, skadencë 05.2027
•BEBA PRE 800g – Lot 51720346AA, skadencë 06.2027
•BEBA PRE 800g – Lot 51660346AC, skadencë 06.2027
•BEBA 1 800g – Lot 51180346AB, skadencë 04.2027
•BEBA 1 800g – Lot 51450346AA, skadencë 05.2027
•BEBA 1 800g – Lot 51660346AB, skadencë 06.2027
•BEBA SUPREME PRE 800g – Lot 51720742F3, skadencë 06.2027
•BEBA SUPREME 2 800g – Lot 51550742F1, skadencë 06.2027
•BEBA SUPREME 2 800g – Lot 51550742F2, skadencë 06.2027
AKU njofton se pas ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë, e gjithë sasia e identifikuar është bllokuar dhe do të asgjësohet, për të shmangur çdo rrezik për shëndetin publik.
Thirrje për prindërit
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë një nga këto produkte dhe e kanë ende në përdorim, ta ndalojnë menjëherë konsumimin dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.
Rasti ngre shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e produkteve për foshnjat, duke rikujtuar rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe vigjilencës së prindërve.
