Kushtetuesja dredhi për ‘Zonat e Mbrojtura’? Zhupa zbulon prapaskenat e votimit: Ja si u ndanë gjyqtarët

Data

Deputetja Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit nga pamundësia për të marr një vendim, duke u ndarë 4 pro, 4 kundër.

Zhupa e cilëson këtë praktikë në shkelje dhe një dredhi të Gjykatës për të larë duart.

Ajo shprehet: “Kjo praktikë dënohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku në çështjen Marini kundër Shqipërise, 2007 shprehet se “ del  në përfundimin se parashikimi për ndarjen e votave në mënyrë të barabartë nuk i shërben sigurisë juridike dhe mund të privojë ankuesin nga e drejta efektive për një vendim përfundimtar për kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo fatkeqësi për vendin që lënë në fuqi një ligj antikushtetues dhe dështim për Gjykatën Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatës, ne rrëzohemi pa u rrëzuar me dredhi që nuk respektojnë as standartet europiane”

Ina Zhupa paralajmëron se do e vazhdoj betejën për mbrojtjen e zonave të mbrojtura në Strasburg, nisur edhe nga praktika e ndarjes së votave në mënyrë të barabartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related