Operacion i SPAK kundër mashtrimeve me Call Center-a: 10 të arrestuar, 2 pronarë në kërkim

Data

Një operacion i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe autoritetet italiane, ka çuar në arrestimin e 10 personave të dyshuar për mashtrime të organizuara përmes call center-ave. Dy pronarë të këtyre bizneseve janë shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer më 16 janar në disa zyra call center-ash në Tiranë, përfshirë gjashtë kate të një kulle luksoze pranë rrugës “Myslym Shyri”. Gjatë veprimeve janë sekuestruar prova materiale që dyshohet se lidhen me aktivitet të paligjshëm.

Hetimi po vijon edhe sot, me kontrolle shtesë dhe marrje në pyetje të personave të përfshirë. Veprimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërsa SPAK nuk ka dhënë ende detaje të tjera zyrtare mbi akuzat konkrete apo skemën e mashtrimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related