Rreziku përsëritet në Europë: Fishekzjarrët i vënë flakën restorantit në Madrid, alarm për sigurinë publike

Data

Vetëm dy javë pas tragjedisë së rëndë në Zvicër, përdorimi i fishekzjarrëve brenda ambienteve të mbyllura ka vënë sërish në rrezik jetën e qytetarëve. Këtë herë incidenti është regjistruar në Madrid, ku një restorant në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit spanjoll u përfshi nga flakët gjatë një shfaqjeje argëtuese.

Zjarri shpërtheu në restorantin “Fanatico”, pjesë e një grupi të njohur gastronomik, ndërsa klientët mbanin fishekzjarrë të ndezur brenda lokalit, në sinkron me muzikën dhe performancën e valltarëve. Një perde u përfshi nga flakët për pak sekonda, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Fatmirësisht, stafi reagoi menjëherë dhe arriti ta neutralizojë zjarrin brenda pak sekondash me mjete zjarrfikëse, duke shmangur përhapjen e flakëve dhe pasoja më të rënda. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme strukturore në ndërtesë.

Pamjet e publikuara nga mediat spanjolle tregojnë momentin kur zjarri ndizet mes shfaqjes, ndërsa klientët ndodhen shumë pranë burimit të rrezikut. Ngjarja ka rikthyer debatin për sigurinë në ambientet e argëtimit dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura.

Pas incidentit, menaxhmenti i grupit që administron restorantin njoftoi se ka vendosur ndalimin e përhershëm të fishekzjarrëve, bombave të tymit dhe çdo pajisjeje piroteknike në të gjitha ambientet e tij, duke e cilësuar vendimin si të domosdoshëm për mbrojtjen e jetës së klientëve dhe punonjësve.

Ngjarja vjen në një klimë të rënduar, vetëm pak ditë pas zjarrit shkatërrimtar në një resort skish në Zvicër, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe mbi njëqind të tjerë u plagosën. Ekspertët paralajmërojnë se përsëritja e incidenteve të tilla tregon se mësimet ende nuk janë nxjerrë dhe se standardet e sigurisë po neglizhohen në emër të spektaklit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related