Mimi Kodheli flet hapur, ja mundësitë e Shqipërisë për të rinisur prodhimin e armëve dhe çfarë përfitimesh ka ekonomia nga industria ushtarake

Data

Kryetarja e Komisionit të Jashtë, njëherësh zëvendëspresidente e Asamblesë parlamentare të NATO-s dhe deputete e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka komentuar aktualitetin në vend. Gjatë një interviste për gazetën , zonja Kodheli flet për mundësitë e Shqipërisë për të rinisur prodhimin e armëve, ndërsa tregon çfarë përfitimesh mund të ketë ekonomia nga industria ushtarake. Po ashtu, deputetja Kodheli analizon raportet me fqinjët e Shqipërisë (Kosovë dhe Greqi).

-Zonja Kodheli, si kryetarja e grupit socialist në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, cilat janë prioritetet tona për një forcim të Aleancës, çfarë mund të jetë e prekshme për t’u bërë herët dhe për të qenë e realizueshme?

Ne jetojmë ditë të vështira, kur flitet për sigurinë dhe mbrojtjen, edhe ti e ndjen sidomos aty, diskutimi i kryetarit Stoltenberg, ishte një diskutim që nuk kaloi as pa u vënë re dhe as pa u komentuar e as pa u diskutuar. Ka patur disa qëndrime, të ndryshme brenda vendeve anëtare të Aleancës lidhur me qëndrimet e sekretarit Stoltenberg dhe në përgjithësi me vendimmarrjen e shteteve të veçanta. Ajo që dua të them është që asnjë gjë nuk mund të bëhet pa aleatët tanë strategjik të SHBA-ve. Edhe në procesin e ndryshimit të statusit të Kuvendit të Kosovës, ishte SHBA që dha mbështetjen më të madhe por duhet të themi që Europa është shumë komplekse, ka interesa dhe qasje të veçanta lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, vende kufitare me Rusinë apo kufitare me Ukrainën, kanë disa qasje relativisht të ndryshme nga vendet që i përkasin pjesës jugore të Aleancës (Spanjë, Francë, Itali, Greqi, Turqi) dhe nga ana tjetër e gjitha kjo duhet të jetë një kombinim midis tryezës dhe punës së diplomacisë dhe suportit të Ukrainës lidhur me atë ç’ka ndodh atje.

-Është folur për mundësinë që Shqipëria të rinisë prodhimin e armëve. Jemi në fazën e idesë që u shpreh kryeministri Rama në Samitin që u zhvillua Ukrainë-Ballkani Perëndimor apo kemi kaluar në një fazë tjetër?

Unë kur kam qenë ministre, kam dashur të rivitalizohen disa struktura, të cilat kanë një pozicion gjeografik të spikatur sa i përket sigurisë dhe nga ana tjetër, kishim dhe një problem tjetër se gjatë periudhës së diktaturës disa qyteza ekzistonin sepse industria ushtarake ekzistonte pranë tyre. Mbyllur industria ushtarake, qytezat kishin mbetur thuajse pa punë. Në ato qyteza kanë punuar jo vetëm ato njerëz që kanë ditur të bëjnë diçka modeste por e kanë patur cilësinë e punës mirë, por kanë punuar inxhinierë, njerëz që kanë ditur të bëjnë gjëra dhe kjo dije, e cila u hodh matanë apo nuk u shfrytëzua më, duhet të rikthehet në vëmendjen e gjithsekujt, i cili ka menduar dhe ka besuar që industria ushtarak është një industri që i jep ekonomisë, për fat të keq në vend se ne duhet të botojmë më shumë libra sesa të prodhojmë armë, por duhet t’i përgjigjemi botës me monedhën, në të cilën kërkon të paguajë. Ideja e rivitalizimit të disa industrive ushtarake është një ide, e cila është sjellë në diskursin tonë politik dhe jo vetëm. Qeveria dhe kryeministri e kanë shprehur më shumë sesa një herë dhe besoj që do të jetë një mundësi më tepër që Shqipëria jo vetëm të blejë, por edhe të prodhojë armatime e municion. E ka patur këtë dije më parë dhe nga ana tjetër të mund të hapi vende të reja pune. E rrithem për fat të keq duhet të prodhojmë më shumë libra, por jetojmë në një kohë ku botës duhet t’i përgjigjemi në mënyrën që duhet, ndaj dhe besoj se është diçka në proces, ka projekte dhe interes të madh. Ka patur dhe më përpara interes. Investimet serioze janë më shumë sesa të mirëpritura qoftë dhe në fushën e armatimit e municioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related