Ishin duke vjedhur një banesë, pronari godet për vdekje grabitësin / Shokët e lanë vetëm para derës së spitalit

Data

Një grabitje e dhunshme e ndodhur në provincën e Vareses, në Itali, ka përfunduar me vdekjen e njërit prej grabitësve.

Viktima është një 37-vjeçar, i cili dyshohet se u plagos rëndë gjatë një përleshjeje me pronarin e banesës që tentoi të grabiste. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë hyrë me forcë në një apartament, duke thyer derën e banesës.

Brenda vilës, grabitësit janë përballur me pronarin e shtëpisë, çka ka çuar në një konflikt fizik. Pronari është goditur disa herë me grushte në fytyrë, ndërsa njëri nga grabitësit është plagosur rëndë, dyshohet nga një goditje me thikë e dhënë nga vetë pronari.

Pas ngjarjes, dy grabitësit janë larguar me ndihmën e një bashkëpunëtori të tretë, i cili i priste jashtë me makinë. Duke parë gjendjen e rëndë të të plagosurit, ata dyshohet se e kanë lënë përpara spitalit të Magentas dhe janë larguar.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 37-vjeçari ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në spital. Ndërkohë, edhe pronari i banesës ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related