Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës për Kinën: Kërkon transparencë dhe drejtësi

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria konsiderohet nga Kina si një vend me interes të lartë strategjik, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Në reagimin e saj publik, ambasada amerikane vlerëson investimin e fundit të kompanisë amerikane Clean World Professional për ndërtimin e një parku eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat, duke e cilësuar atë si shembull të lidershipit amerikan në teknologjinë e energjisë.

Njëkohësisht, Ambasada e SHBA thekson se vazhdon të nxisë transparencë dhe drejtësi në mjedisin rregullator të Shqipërisë, si elementë kyç për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët amerikanë.

Deklarata vjen një ditë pas komenteve të Ramës, i cili u shpreh se Kina e sheh Shqipërinë si një “pikë mjalti” në Europë për interesat e saj ekonomike dhe strategjike, veçanërisht në fushën e energjisë.

Në aktivitetin ku u bë ky reagim ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related