Berisha paralajmëron padi në SPAK për skandalin e Durana Park: Rama nuk shpëton dot

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se opozita do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për atë që e cilëson si skandalin e “Durana Park”.

Berisha u shpreh se janë mbledhur prova të mjaftueshme dhe se padia do të dorëzohet zyrtarisht pranë Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se këto çështje, sipas tij, nuk mund të mbulohen apo të harrohen.

“Do t’i çojmë në SPAK provat dhe do të bëjmë padi për Durana Park, si në çdo skandal tjetër. Për një kohë të gjatë Dumani i ka konservuar këto dosje dhe ka bërë që të mos përfillen. Paditë tona janë të bazuara në ligj dhe janë të pakundërshtueshme. Ne do t’i depozitojmë dhe aty do të mbeten”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit e drejtësisë nuk mund të shmangin përgjegjësinë për çështje si djegësi i Tiranës dhe projekti Durana Park.

“Rama mendon se mund të shpëtojë nga djegësi i Tiranës, nga Durana apo nga çështje të tjera, por të mos e ketë këtë shpresë”, përfundoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related