Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Çështja kalon për gjykim

Data

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës, të akuzuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit në 1 nëntor 2019.

Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit të SPAK, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në themel.

Amar Shkëmbi ishte në kërkim ndërkombëtar dhe u ekstradua nga Dubai në tetor të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, ai dhe të pandehurit e tjerë dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Në atentat mbeti i vrarë Andi Maloku, ndërsa u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë, ndërsa akuzat përfshijnë tentativë vrasjeje të funksionarëve publikë, armëmbajtje pa leje dhe vrasje në rrethana cilësuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related