Nisin hetimet / 9 të porsalindur humbin jetën në rrethana misterioze, çfarë po ndodh në maternitet

Data

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal pas vdekjes së 9 të porsalindurve gjatë këtij muaji në një maternitet në Siberi, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi kushtet shëndetësore dhe menaxhimin spitalor.

Komiteti Hetimor Shtetëror njoftoi se hetimet po zhvillohen për vepra penale që lidhen me neglizhencë dhe shkaktim vdekjeje nga pakujdesia, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se ndaj kujt konkretisht janë përqendruar përgjegjësitë.

Hetuesit kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin mjekësor në maternitetin e qytetit Novokuznetsk dhe po kryejnë ekzaminime mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjeve. Gjithashtu, stafi mjekësor është marrë në pyetje për veprimet dhe protokollet e ndjekura gjatë trajtimit të të porsalindurve.

Si masë paraprake, mjeku kryesor i spitalit është shkarkuar nga detyra, me urdhër të autoriteteve rajonale, ndërsa drejtimi i institucionit është vënë nën monitorim të rreptë.

Nga ana e tij, spitali ka reaguar duke deklaruar se ka pezulluar përkohësisht pranimin e pacienteve, për shkak të një shpërthimi të infeksioneve të frymëmarrjes. Sipas njoftimit zyrtar, janë vendosur masa karantine dhe po zbatohen protokolle të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet kanë premtuar transparencë të plotë dhe nxjerrjen para drejtësisë të çdo personi përgjegjës për këtë tragjedi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related