Një i burgosur është arratisur pasi ishte shtruar për trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, i burgosuri ndodhej i shtruar në repartin e infektivit për shkak të problemeve shëndetësore, kur dyshohet se ka përfituar nga rrethanat për t’u larguar nga ambientet spitalore.
I arratisuri është identifikuar me inicialet A.D. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po hetohen rrethanat e arratisjes, si dhe masat e sigurisë që ishin marrë gjatë shtrimit në spital.
Burime bëjnë me dije se priten verifikime edhe ndaj personelit përgjegjës për ruajtjen e të burgosurit në momentin e ngjarjes.
